Ballina > Vendi > Banorët e Bashkësisë Territoriale „Jarina“ në Pejë do të mbesin nesër për disa orë pa ujë të pijshëm, si pasojë e punimeve për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit.

Banorët e Bashkësisë Territoriale „Jarina“ në Pejë do të mbesin nesër për disa orë pa ujë të pijshëm, si pasojë e punimeve për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit.

17 May 2026 Vendi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit „Hidrodrini“ Sh.A. në Pejë ka njoftuar konsumatorët e Bashkësisë Territoriale „Jarina“ se ditën e hënë do të përballen me një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve në modernizimin e rrjetit.

Sipas njoftimit zyrtar nga ujësjellësi, ndërprerja e planifikuar do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 15:00. Ky reduktim vjen si pasojë e implementimit të fazës testuese për kalimin e furnizimit nga gypi i vjetër i azbestit në gypin e ri të polietilenit, një investim ky që synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe eliminimin e gypave të vjetruar që shkaktojnë humbje të ujit.

Me këtë rast, KRU „Hidrodrini“ u bën thirrje të përsëritur dhe urgjente të gjithë banorëve të kësaj zone që në afat sa më të shpejtë të realizojnë kyçjet e tyre brenda shtëpiake në sistemin e ri të ujësjellësit.

Në fund, kompania bën të ditur se ekipet teknike do të jenë vazhdimisht në terren për të monitoruar nga afër ecurinë e procesit dhe për të siguruar që punimet të mbyllen brenda afatit të paraparë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e rezervave të ujit gjatë këtij orari.

Lini një përgjigje