Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka vlerësuar lart angazhimin e kongresistit Keith Self për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës dhe aspiratave të saj për anëtarësim në NATO. Bajraktari e ka cilësuar këtë mbështetje si rrugën e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke theksuar se Kosova është fatlume që ka zëra të tillë mbrojtës në Uashington.
I thank Congressman @RepKeithSelf for his strong support for Kosova and its aspiration to join #NATO, as the only path toward peace and stability in the Balkans. The people of Kosova are fortunate to have friends like Congressman Self in the United States Congress — a powerful… pic.twitter.com/c9swFXJpY5
— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) May 13, 2026
Gjatë seancës së Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Self kërkoi rritjen e presionit diplomatik ndaj shteteve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e ndikimit rus në rajon. Në të njëjtën seancë, u mbështet iniciativa që ndërtesa e Ambasadës Amerikane në Prishtinë të mbajë emrin e ish-kongresistit Eliot Engel, një mik i madh i popullit shqiptar. Bajraktari përfundoi duke thënë se me Amerikën në krah, anëtarësimi në NATO është i arritshëm dhe udhëheqësit në Kosovë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik.




