Hulumtimi më i fundit global i Gallup International Association, i zhvilluar në 58 shtete të botës, tregon se perceptimi ndaj liderëve botërorë mbetet thellësisht i polarizuar, veçanërisht në Evropë.
Sipas të dhënave, simpatitë për presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump ndryshojnë ndjeshëm nga një rajon në tjetrin. Në Evropën Perëndimore mbizotëron një qëndrim kritik ndaj të dy liderëve, ndërsa në Evropën Lindore dhe Ballkan shënohen nivele më të larta mbështetjeje.
Kosova: Terren i Trumpit

Kosova mbetet një nga bastionet më pro-amerikane në botë. Donald Trump gëzon mbështetje prej 61 për qind (rezultat neto +27 për qind). Në anën tjetër, qëndrimi ndaj Vladimir Putinit është tejet negativ – plot 85 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë mendim negativ për të, duke e renditur atë me një nga rezultatet neto më të ulëta në hulumtim (-75 për qind).

Sërbia është rekordiste absolute në rajon, por edhe më gjerë, kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj presidentit rus. Madje, 67% e qytetarëve të Serbisë kanë opinion pozitiv për Vladimir Putinin (neto skor i lartë +37%). E rëndësishme është që, përkundër perceptimit për marrëdhënie të ngushta, qytetarët e Serbisë nuk janë aq të entuziazmuar për Donald Trumpin – vetëm 26% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht, ndërsa 70% e kanë opinion negativ (neto skor -44%), rezultat ky më i dobët se në Bosnje e Hercegovinë.




