Ballina > Sport > Anglia ka marrë dritën jeshile nga FIFA për vendosjen e postblloqeve rreth perimetrit të hotelit të ekipit në Meksikë

Anglia ka marrë dritën jeshile nga FIFA për vendosjen e postblloqeve rreth perimetrit të hotelit të ekipit në Meksikë

03 Jul 2026 Sport

“Tre Luanët” bëhen gati për ndeshjen me Meksikën, por 90’ apo 120’ në “Azteca” duket se nuk do të jetë e vetmja fushëbetejë.

Federata e Futbolit ka kërkuar ndërhyrjen e FIFA për të garantuar qetësinë e nevojshme për lojtarët në vigjilje të ndeshjes me të zotët e shtëpisë.

Anglia ka marrë dritën jeshile sot nga FIFA për vendosjen e postblloqeve rreth perimetrit të hotelit të ekipit të saj përpara ndeshjes së “Tre Luanëve” me Meksikën në “Azteca” të dielën.

Pavarësisht qëllimit të FA-së për ta mbajtur të fshehur vendndodhjen e hotelit të ekipit, pritet që tifozët e Meksikës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’u siguruar që djemtë e Thomas Tuchel të kalojnë një natë pa gjumë përpara ndeshjes.

Por për shkak të rregullave të turneut të FIFA-s, ekipet duhet të mbërrijnë në qytetin ku do të luajnë ndeshjen brenda 24 orëve nga starti i takimit. 

Lini një përgjigje