Ballina > Aktualitet > Ambasadori britanik takon Haxhiun, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale

Ambasadori britanik takon Haxhiun, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale

23 Feb 2026 Aktualitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Sipas postimit të tij, ai ka uruar Haxhiun për pozitën e re.

“Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, ka shkruar ai.

Hargreaves më tej ka thënë se kanë shprehur pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të dy shteteve./ RTKlive

Lini një përgjigje