Ballina > Aktualitet > Ambasadori britanik takohet me nënkryetaren e VV-së: Kosovës i duhet presidenti menjëherë pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik takohet me nënkryetaren e VV-së: Kosovës i duhet presidenti menjëherë pas zgjedhjeve

01 Jun 2026 Aktualitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani-Myrtaj. Në këtë takim Hargreaves thotë se kanë diskutuar për fushatën zgjedhore, në veçanti për shpresën që të refuzohet gjuha e urrejtjes.

Hargreaves ka thënë përmes një postimi në Facebook se janë pajtuar edhe që Kosovës i nevojitet menjëherë pas zgjedhjeve, zgjedhja e një presidenti.

Sot takova Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, veçanërisht për shpresën tonë që të gjitha partitë të tregojnë respekt dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.

Lini një përgjigje