Ballina > Vendi > Alternativa në Pejë zgjedh kryetaren e re – Edona Bakraqi merr drejtimin e degës

Alternativa në Pejë zgjedh kryetaren e re – Edona Bakraqi merr drejtimin e degës

19 Mar 2026 Vendi

Dega e partisë Alternativa në Pejë ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor, ku përmes votimit të fshehtë është zgjedhur kryetarja e re, Edona Bakraqi.

Në një proces të cilësuar si demokratik dhe transparent, delegatët e degës i besuan Bakraqit drejtimin e strukturës lokale, duke e mandatuar për të udhëhequr aktivitetet politike të subjektit në këtë komunë.

Gjatë kuvendit zgjedhor janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së degës, të cilët pritet të bashkëpunojnë ngushtë me kryetaren e re në forcimin dhe organizimin e mëtejshëm të Alternativa në nivel lokal.

Lini një përgjigje