Ballina > Aktualitet > Albin Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Austri, pritet nga kancelari Christian Stocker

Albin Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Austri, pritet nga kancelari Christian Stocker

08 Jun 2026 Aktualitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Austri.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit dyditor në Austri, Kurti do të zhvillojë takime zyrtare dhe do të marrë pjesë në aktivitete ekonomike ndërkombëtare.

“Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kryeministri në detyrë do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum), ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet rajonale.

Vizita vjen në një periudhë të rëndësishme politike për Kosovën, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. /Telegrafi/

Lini një përgjigje