Ballina > Vendi > Akuzat për spiunazh: Prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burg

Akuzat për spiunazh: Prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burg

23 Apr 2026 Vendi

Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë ta shpallë fajtore Jelena Gjukanoviqin, e akuzuar për veprën penale spiunazh.

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal, apo 25 vjet burgim, për Gjukanoviqin që dyshohet se si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë me dërgimin e dokumenteve me përmbajtje sensitive për çështje politike dhe të sigurisë në vend.

Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, në ditën kur ndodhi sulmi terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut më 2022, Gjukanoviq pati komunikim me tani të dënuarin në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale, Aleksandër Vllajiq.

Sipas Kodraliut, provat dëshmojnë për një veprimtari të organizuar, të qëllimshme dhe të vazhdueshme për periudhë disavjeçare.

E mbrojtësi i të pandehurës, avokati Predrag Milkovq, kërkoi lirimin e saj. Vetë Gjukanoviq mbështeti atë që tha avokati Milkoviq.

Jelena Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt 2025.

Aktgjykimi ndaj saj do të shpallet më 27 prill.

Lini një përgjigje