Ballina > Vendi > Aksion vullnetar në Grykën e Rugovës, mblidhen dhjetëra thasë mbeturinash për pak orë

Aksion vullnetar në Grykën e Rugovës, mblidhen dhjetëra thasë mbeturinash për pak orë

12 Apr 2026 Vendi

Një iniciativë vullnetare në Grykën e Rugovës ka sjellë një shembull të fortë të ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.

Lulzim Murati së bashku me një grup miqsh kanë realizuar një aksion pastrimi, gjatë të cilit për vetëm dy orë e gjysmë kanë arritur të mbledhin rreth 155 thasë mbeturinash me kapacitet 120 litra, duke pastruar afërsisht një kilometër hapësirë.

Ky veprim vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e një prej zonave më të frekuentuara dhe më të bukura natyrore në vend.

Në të njëjtën kohë, organizatorët kanë bërë thirrje për biznese dhe bujtina që operojnë në Rugovë që të tregojnë përgjegjësi më të madhe ndaj mjedisit, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në lumenj apo në natyrë, përfshirë edhe mbetjet e ndërtimit.

Apeli shkon edhe për vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë turistike: të respektojnë rregullat bazë të pastërtisë dhe të kujdesen për ambientin në çdo hapësirë ku qëndrojnë.

Megjithëse në shumë pika janë vendosur tabela vetëdijësuese për ruajtjen e natyrës, ndotja mbetet ende shqetësim, duke e vështirësuar përjetimin e qetë të natyrës për familjet dhe vizitorët.

Lini një përgjigje