Anëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Ulqinit ia dolën me sukses të kryejnë edhe një mision të vështirë, duke nxjerrë një turist gjerman nga një humnerë rreth 15 metra e thellë pranë plazhit të Albatrosit.
Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin,Avdullah Nimanbegu për Radio Ulqinin deklaroi që aksioni zgjati rreth dy orë dhe, për fat të mirë, turisti është jashtë rrezikut për jetën.
Nimanbegu më tej shpegoi që ngjarja ndodhi kur dy turistë kishin ardhur për të vizituar qytetin dhe kishin zgjedhur plazhin e Albatrosit për të eksploruar disa vende dhe shpella. “Njëri prej tyre ra në humnerë, ndërsa gruaja e tij njoftoi menjëherë qytetarët që ndodheshin aty pranë. Ata lajmëruan ambulancën dhe shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit, të cilët u nisën menjëherë drejt vendngjarjes” sqaoroi ai.
“Në aksion morën pjesë rreth 7–8 zjarrfikës, të cilët së bashku me pjesëtarët e shërbimit të shpëtimit arritën ta nxjerrin turistin në kohën më të shkurtër të mundshme. Ai pësoi lëndime në këmbë dhe duar, por duke marrë parasysh lartësinë e humnerës, kaloi pa dëmtime të rënda” deklaroi Nimanbegu.
Me nje rast të ngjajshem janë perballur edhe reth nje muaj më parë kur një shtetas gjerman kishte humbur për disa ore teksa po kerkonte Kronin e Zanave në Valdanos. Edhe procesi i gjetjes dhe shpëtimit të këtij turisti i cili kaloi me disa lendime të lehta trupore perfundoi me sukses.




