Ballina > Vendi > Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë

Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë

13 Feb 2026 Vendi

Një aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë në koordinim me institucionet tjera relevante po zhvillohet në Pejë, ku për cak ka argjendaritë në Çarshinë e Gjatë të këtij qyteti.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, prokuroria po ndërmerr veprimet në asistim me Krimet Ekonomike, te lokalet që kanë qenë objekt hetimi.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion ne koordinim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK”, ka thënë Nikçi për Klan Kosovën. /Klankosova.tv

Lini një përgjigje