Ballina > Aktualitet > Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione

01 Jul 2026 Aktualitet

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, ku janë bastisur disa lokacione të ndryshme. 

Dyshohet për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe për shpëlarje parash.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e ka konfirmuar për KOHËN operacionin, duke mos dhënë detaje. 

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo. 

Lini një përgjigje