Detaje të reja janë bërë publike pas aksidentit të rëndë të tramvajit në Sarajevë, ku një person 23-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë janë lënduar, njëra prej tyre – një vajzë – ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siç shihet edhe në video, mungesa e funksionimit të transportit me tramvaj ka shkaktuar tollovi të madh në komunikacion, me bllokim të rrugëve kryesore dhe kolona të gjata automjetesh në disa pjesë të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpejtësia e madhe në një nga kthesat rrugore ka qenë shkaku kryesor i daljes së tramvajit nga shinat. Ekipet e emergjencës dhe autoritetet kompetente kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa të lënduarit janë duke u trajtuar në institucionet shëndetësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën dhe të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.





