Ballina > Aktualitet > Aksi Qafë Thore-Theth mbetet i bllokuar pas rënies së ortekëve, strukturat në terren për ndërhyrje dhe pastrimin e rrugës nga bora

Aksi Qafë Thore-Theth mbetet i bllokuar pas rënies së ortekëve, strukturat në terren për ndërhyrje dhe pastrimin e rrugës nga bora

16 Feb 2026 Aktualitet

Aksi rrugor Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar edhe në fillim të kësaj jave, konkretisht në segmentin pranë tuneleve panoramike.

Sipas informacioneve, po kryhen punime paraprake për pastrimin e rrugës deri në zonën ku kanë rënë ortekët, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë krijuar rrezik për automjetet.

Ekspertët e Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se janë nisur drejt terrenit për të vlerësuar nga afër gjendjen aktuale dhe nivelin e sigurisë, me qëllim ndërhyrjen në zonën e tuneleve.

/rtsh.al/

Lini një përgjigje