Sulmuesi Albian Ajeti mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Baselit.
Mediumi zviceran “4-4-2” ka raportuar të dielën se Ajeti është i hapur për një transferim në Lindjen e Mesme.
“Megjithatë, situata aktuale gjeopolitike nuk e bën të lehtë transferimin e tij në futbollin e Lindjes së Mesme”, shkruan mediumi zviceran.
29-vjeçari me Baselin ka kontratë deri në vitin 2028.




