Ballina > Bota > Ahmadinexhad mohon raportin për Mossadin: “Të gjitha pretendimet janë krejtësisht të rreme”

Ahmadinexhad mohon raportin për Mossadin: “Të gjitha pretendimet janë krejtësisht të rreme”

14 Jul 2026 Bota

Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka mohuar raportimin e The New York Times, sipas të cilit shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad kishte tentuar ta rekrutonte dhe se ai ndodhej në arrest shtëpiak.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Ahmadinexhad i ka cilësuar këto pretendime si “plotësisht të pavërteta”, duke akuzuar gazetën amerikane për publikimin e informacioneve të fabrikuara me qëllim të, siç tha ai, mashtrimit të opinionit publik dhe nxitjes së përçarjeve të brendshme në Iran.

Zyra e ish-presidentit iranian ka mohuar gjithashtu se ai ndodhet në arrest shtëpiak, duke e cilësuar këtë pretendim si një histori të sajuar për të mbështetur raportimin e gazetës.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet plotësisht të rreme të promovuara nga The New York Times”, thuhet në deklaratë.

Më herët, The New York Times kishte raportuar se Mossad, gjatë viteve të fundit, kishte tentuar ta bindte Ahmadinexhadin për të bashkëpunuar me Izraelin dhe se e kishte konsideruar atë si një kandidat të mundshëm për udhëheqjen e Iranit. Raporti gjithashtu pretendonte se ish-presidenti ndodhej nën arrest shtëpiak.

Lini një përgjigje