Ballina > Vendi > Agron Nikçi riemërohet drejtor i Punëve Komunale dhe Shërbimeve Publike në Pejë

Agron Nikçi riemërohet drejtor i Punëve Komunale dhe Shërbimeve Publike në Pejë

30 Jan 2026 Vendi

Agron Nikçi do të vazhdojë të mbetet edhe për një mandat në krye të Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në kabinetin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Riemërimi i Nikçit vjen si vazhdimësi e angazhimit të tij në këtë dikaster, ku gjatë mandatit të mëparshëm ka qenë përgjegjës për menaxhimin e projekteve infrastrukturore, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe ofrimin e shërbimeve komunale për qytetarët e Pejës.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Nikçi ka qenë në top 5-shen e më të votuarve në listën e LDK-së në Pejë.

Nga Komuna e Pejës bëhet e ditur se vazhdimësia në udhëheqjen e kësaj drejtorie synon stabilitet institucional dhe realizimin e projekteve të planifikuara në fushën e shërbimeve publike dhe zhvillimit urban.

Agron Nikçi, edhe në mandatin e ri, pritet të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës komunale, rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike si dhe adresimin e kërkesave të qytetarëve në këtë sektor me rëndësi të veçantë për jetën e përditshme në komunë.

Lini një përgjigje