Ballina > Sport > Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

05 Feb 2026 Sport

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për një mandat tjetër katërvjeçar, pas votimit të zhvilluar sot në Kuvendin Zgjedhor të federatës.

Ademi ishte kandidati i vetëm dhe nga 52 delegatë, ai mori të gjitha 52 votat pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

Kuvendi Zgjedhor, i cili ka qenë i kontestuar nga Ministria e Sportit, shërbeu gjithashtu për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin e ri katërvjeçar.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen. Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin”, tha Ademi.

Rizgjedhja e tij siguron vazhdimësinë në udhëheqjen e futbollit kosovar dhe përkushtimin për zhvillimin e sportit më të popullarizuar në vend.

Lini një përgjigje