Ballina > Politikë > Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes

11 Feb 2026 Politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas betimit si deputet i legjislaturës së dhjetë, ka thënë se mandatin e nisin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

“Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit. Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se partia që drejton do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij./rtk/

Lini një përgjigje