Ballina > Kronikë > 97 gjoba dhe 50 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt

97 gjoba dhe 50 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt

27 Jul 2026 Kronikë

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve.

Gjatë periudhës 1–26 korrik 2026, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”, janë shqiptuar 97 gjoba, ndërsa janë konfiskuar 50 motoçikleta dhe skuterë.

Sipas Policisë, kundërvajtjet e evidentuara janë: 50 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi; 27 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim; 10 gjoba për drejtim pa helmetë mbrojtëse; 10 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin helmetën mbrojtëse, duke theksuar se ngasja e papërshtatshme e motoçikletave mund të rrezikojë jetën e drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Lini një përgjigje