Ballina > Aktualitet > 27-vjetori i Çlirimit të Kosovës: Zbardhet agjenda e plotë e aktiviteteve shtetërore, nga Prekazi deri te koncerti festiv

27-vjetori i Çlirimit të Kosovës: Zbardhet agjenda e plotë e aktiviteteve shtetërore, nga Prekazi deri te koncerti festiv

12 Jun 2026 Aktualitet

Në nder të 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qeveria në detyrë dhe Presidenca kanë paraparë një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore, duke filluar me homazhe në vendet simbol të luftës dhe të historisë së vendit.

Aktivitetet nisin në ora 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Më pas, në Prishtinë, delegacionet shtetërore do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në ora 10:30, ndërsa në ora 10:40 do të vendosin kurora lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në vazhdim, në ora 10:50 do të mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ndërsa në ora 11:00 do të nderohet figura e Heroit Zahir Pajaziti pranë monumentit të tij në kryeqytet.

Në kuadër të shënimit të kësaj date, në ora 16:00 në Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+”, e cila sjell pamje dhe momente nga angazhimi i misionit ndërkombëtar në Kosovë ndër vite.

Aktivitetet përmbyllen në ora 19:00 me koncertin festiv “Liria na bashkon”, që do të mbahet në Shtëpia e Kulturës Asim Vokshi, duke bashkuar qytetarë dhe artistë në shënimin e përvjetorit të çlirimit.

Lini një përgjigje