Ballina > Kronikë > 27 vjet pa gjurmë: Kujtohet klarinetisti nga Peja, Ramiz Nallbani

27 vjet pa gjurmë: Kujtohet klarinetisti nga Peja, Ramiz Nallbani

17 Mar 2026 Kronikë

Sot bëhen 27 vjet nga zhdukja e klarinetistit nga Peja, Ramiz Nallbani, i cili gjatë periudhës së luftës në Kosova dyshohet se u mor nga forcat paramilitare serbe.

Që nga ajo ditë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve dhe institucioneve përkatëse, ende nuk është arritur të zbulohet asnjë gjurmë që do të ndihmonte në ndriçimin e fatit të tij.

Familjarët, miqtë dhe të njohurit vazhdojnë të jetojnë në pritje dhe ankth, duke mos humbur shpresën për të mësuar të vërtetën. Ata e kujtojnë Ramiz Nallbanin si një njeri të hareshëm, të dashur dhe me shpirt artisti, i cili përmes muzikës së tij kishte lënë gjurmë të veçanta në qytetin e tij dhe më gjerë.

Edhe pas më shumë se dy dekadash, rasti i tij mbetet një plagë e hapur për familjen dhe një kujtesë e dhimbshme për shumë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.

Lini një përgjigje